Telegrafi

Capital T vjen me projekt të ri, bashkëpunon me reperin e njohur francez

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ditë më parë paralajmëroi projektin e tij më të ri muzikor. Në këtë projekt ai bën të ditur se ka bashkëpunuar me reperin francez, Moe Phoenix.

Së fundmi Kapo ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, teksa zbulon edhe një pjesë të shkurtër të këngës së tij më të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Kjo këngë do të quhet “Mercy” dhe do të publikohet më 1 qershor të këtij viti.

Ai javën e kaluar po ashtu ka publikuar një version të ri të këngës “200 ditë” nga TNT, projekt ky që për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi dy milionë shikime në platformën YouTube.

Kujtojmë që reperi për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhuroi një banesë për bamirësi te “Jetimat e Ballkanit” në vlerë 30 mijë euro, madje shtroi darkë edhe për 310 persona. /Telegrafi/