Reperi Capital T së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.
“Pare pare” titullohet kënga më e re e Trimit, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Reperi ka vendosur të eksperimentojë me projektin e ri duke sjellur një parodi, e cila flet për fenomenet e çuditshme shqiptare.
Kjo këngë, e cila është e punuar nga Mixey dhe tekst të vetë Capos, pritet të publikohet në fund të muajit nëntor. /Telegrafi/