Site icon Telegrafi

Capital T vë në ankand për bamirësi atletet e tij

Foto: Instagram

Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, vazhdon të jetë njëri prej personazheve më të admiruar në treg.

Ai përveç punës dhe sukseseve në muzikë, tashmë njihet edhe për një anë tjetër – atë të humanizmit.

I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin”, ku nga aty nisi një iniciativë që ka për qëllim të mbledhë fonde për bamirësi.

Trim Ademi (emri i vërtetë) vuri në ankand një palë atlete të tijat që janë dizajnuar nga reperi Kanye Ëest për brendin sportiv, Adidas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Ofertuesit bëhet e ditur se mund të ofrojnë çmimin e tyre në faqen e Meriton Mjekiqit, ankand i cili mbyllet të hënën, me 10 dhjetor në ora 15:00.

Postimi i plotë i prezantuesit Meriton Mjekiqi (pa ndërhyrje):

“ANKAND PËR BAMIRËSI

Me iniciativën e @truekapo ne @gjoniblackent ju sjell atletet e tij në ankand publik. Paratë e mbledhura nga shitja e tyre do të shkojnë 100% për bamirësi!

Ne do ta komentojnë çmimin startues, poshtë komentit vendoseni ofertën tuaj në reply. Ankandi mbyllet të hënën, 7 dhjetor, ora 15:00. Ofertuesi më i lartë merr atletet, paratë shkojnë për bamirësi. FALEMINDERIT SHUMË”. /Telegrafi/

Exit mobile version