Telegrafi

Capital T tregon tatuazhin që fansi bëri në krahëror me emrin e tij

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, është i shumë i pëlqyer nga miliona fansa në mbarë trojet shqiptare.

Ditë më parë, ai u bë temë e mediave lidhur me një aksion humanitar, të cilin e ndërmori me rastin e festës së Bajramit.

Ai mori disa xhamlarës në qytet, të cilët më pas i qerasi me drekë dhe dhurata.

Lexo po ashtu Capital T me gjest fisnik: Për Bajram i ndihmon disa fëmijë në nevojë

Së fundmi, Capital T përmes një imazhi të hedhur në InstaStory, ka treguar se çfarë ka bërë një prej fansave të tij më të dashur.

Bëhet fjalë për një tatuazh në krahëror me mbishkrimin “Kapo”, ku gjithashtu shfaqet një kurorë mbretërore.

Foto: Capital T/Instagram

I gëzuar nga ky fakt, Capital T vendosi t’iu tregojë ndjekësve të tij se sa i nderuar është ndjerë nga ky gjest i fansit.

Përndryshe, reperi ka paralajmëruar se këto ditë do të sjellë një projekt të ri veror. /Telegrafi/