Telegrafi

Capital T tregon se ka investuar 200 mijë euro për koncertin në Tiranë

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, është duke organizuar një nga koncertet më të mëdha në karrierën e tij.

Më 19 shtator, në orën 19:19, ai do të shfaqet në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, para mijëra fansave për të interpretuar këngët e tij më të suksesshme ndër vite.

“Time Capsule” mban titullin koncerti i reperit shqiptar, skena e të cilit ka disa kënde të ndryshme, e më pas me pije, parking e deri te sigurimi i lartë.

E për gjithë këtë koncert, reperi nga Prishtina duket se ka investuar shuma të mëdha parash, për të mbuluar të gjitha shpenzimet që duhen për një ngjarje të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Capital T bëri të ditur se janë plot 200 mijë euro shuma që ai ka investuar për këtë koncert.

Mirëpo, reperi ka thënë se gjithçka ia vlen për një koncert kaq gjigant, që është do të jetë vulë e karrierës së tij të suksesshme. /Telegrafi/