Site icon Telegrafi

Capital T tregohet atraktiv për fëmijët e ardhur nga Shqipëria në Sallën “1 Tetori”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka qenë shumë i involvuar këto ditë në aksionet humanitare për të ndihmuar të prekurit nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë.

Ai ka qenë i pranishëm së fundmi në Sallën “1 Tetori”, aty ku janë dërguar ndihmat materiale nga shqiptarët e Kosovës, dhe njëherësh kanë qenë të evakuuar disa banorë nga Durrësi dhe Thumana.

Reperi ka publikuar në rrjetet sociale disa imazhe nga zhvillimet gjatë aksioneve humanitare, duke njoftuar ndjekësit e tij për nevojat apo lajmet e rëndësishme lidhur gjendjen aktuale.

Ndërkohë, teksa po merrej me mobilizim, Capital T është kujdesur që të jete tejet atraktiv edhe për fëmijët në sallë.

Foto: Capital T/InstaStory

Në një video të publikuar në InstaStory, Kapo shihet se si ka argëtuar një fëmijë të vogël aty pranë, teksa po lozte me lodrën e tij për të shmangur vëmendjen nga ngjarja e trishtë.

Ky moment emocional ka reflektuar tej mase te ndjekësit e tij në Instagram, të cilët e vlerësuan lartë zemërgjerësinë e reperit. /Telegrafi/

Exit mobile version