Reperi i njohur, Capital T, nuk ka qëndruar pasiv gjatë gjithë muajve të pandemisë globale.
Ndonëse ka qëndruar e vetë-izoluar në banesën e tij në Prishtinë dhe larg mbrëmjeve muzikore, Kapo prapëseprapë i ka mbajtur të azhurnuar fansat me publikimin e këngëve të reja.
“6oops”, “Je t’aime”, “Flex” dhe “Flawless” janë katër këngët që ai ka publikuar gjatë këtyre muajve, e që janë pritur të gjitha mirë nga publiku.
Në një video miks të këtyre këngëve të publikuara në rrjetin social Instagram, reperi shkruan se dashuria e madhe për përkrahësit e ka shtyrë të punojë edhe në periudhën e coronavirusit.
“Veç pesë muaj brenda vitit 2020 me katër super projekte pa e cek “AKULL” që ka dalë në fund të vitit 2019 / edhe pse në karantinë nuk kemi fjetur po kemi ndenjur aktivë për njerëzit që e duan artin tonë edhe janë me neve në këtë rrugëtim edhe pasi krejt e kanë ndalë prodhimin se nuk po dihet a kanë me pas sezonë, ne s’po ndalemi se dashuria jonë për të bërë muzikë nuk ndahet me sezona, se e dimë që njësoj si për ushqim e filma njerëzit kanë nevojë edhe për muzike, e zgjata pak! Në qershor gati një super projekt plus albumi ‘Skulpture’”, ka shkruar Capital T në Instagram.
Kjo duket të tingëllojë paksa edhe si ‘diss’ për artistët që e kanë ndalur prodhimin, në momentin kur nuk dihet nëse sivjet do të ketë koncerte, nga ku edhe kanë burimin e të ardhurave.
Reperi ka kohë që po punon në albumin e tij të radhës dhe duket se është gati ta servojë atë për fansat e tij. /Telegrafi/