Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, në shtator të vitit 2019 ka mbajtur një nga koncertet më të mëdha të karrierës së tij.
“Time Capsule” titullohej koncerti recital i Trim Ademit (emri i vërtetë) të cilin e mbajti në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ai së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, ndërsa nuk mungoi një i tillë rreth koncerteve duke marrë parasysh se artistët me lirimin e masave kanë filluar me mbrëmje muzikore.
I pyetur se kur do të ketë një ‘Time Capsule’ në Prishtinë, Kapo nuk mungoi me një përgjigje të drejtpërdrejtë duke ua bërë me dije se do realizohet vitin e ardhshëm.
“2022”, ka shkruar ai.
Projekti madhështor mezi po pritet nga publiku e fansat, meqenëse Capital T është një nga artistët e preferuar.
Sidoqoftë, ai po vazhdon të jetë shumë aktiv me këngë e bashkëpunime të reja. /Telegrafi/