Ai vazhdon të jetë njëri prej meshkujve më të pëlqyer në estradë e njëherësh mjaft i suksesshëm në karrierë.
Fjala është për Capital T, i cili admirohet mjaft shumë për pamjen e jashtme e po ashtu edhe për projektet që sjell.
Megjithatë, ai ka qenë së fundmi i ftuar në ‘AfterParty’ me Luana Vjollcën, në të cilën u përgjigj në disa pyetje.
I pyetur nëse është në lidhje apo ‘single’?, Trim Ademi (emri i vërtetë) nuk ka ngurruar të thotë të vërtetën.
I njëjti tregon se aktualisht është ‘single’, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që kanë bërë bujë gjatë muajve të fundit.
Kapo është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Skulpturë”, pasi në fillim të këtij muaji solli pjesën e dytë të tij.
Ai në anën tjetër është duke punuar për klipin e këngës “Fjalët e Nënës”, të cilën ia ka dedikuar të ëmës së tij. /Telegrafi/