Rep-artisti i njohur, Capital T, është ndër më të dashurit për audiencën e gjerë.
Sa i përket jetës personale, pak gjëra dihen për në publik, pasi edhe reperi tregohet shumë herë i rezervuar.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Capital T ka zbuluar një të pathënë.
Ai ka ofruar fansave mundësinë ta pyesin, teksa njëra prej tyre ishte se a ka qenë ndonjë herë i arrestuar.
“Para dy javësh”, ka qenë përgjigjja e reperit.
Përpos këtij detaji, reperi nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtutjeshëm, derisa aludimet shpërthyen në rrjet.
Sidoqoftë kësaj, “Fjalët e nanës” mbetet kënga tij e fundit, që deri më tani ka grumbulluar miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/