Telegrafi

Capital T thekson muskujt ndërsa shijon rrezet e diellit

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti Capital T ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit në industrinë muzikore, pasi ka sjellë këngë të njëpasnjëshme.

E fundit nga ai mbetet “Flawless”, e cila u lansua dy ditë më parë, e që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

28-vjeçari të njëjtin aktivitet e mban edhe në rrjetet sociale, ndërsa poston shpesh fotografi dhe video nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ai ka theksuar muskujt e tij teksa shijon rrezet e diellit.

Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka të veshur një këmishë të bardhë, të cilën e ka lënë të hapur.

Ndërkaq, projektet e tij muzikore të fundit kanë arritur përmasa të mëdha, duke u kthyer në disa prej këngëve më të dëgjuara të estradës shqiptare. /Telegrafi/