Telegrafi

Capital T: Thashethemet bëhen nga urrejtësit, përhapen nga budallenjtë dhe pranohen nga idiotët

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur, Capital T, ka arritur që ndër vite ta ruajë reputacionin e tij, përkundër faktit që bota e shoubizit është e mbushur me thashetheme.

Ai ka qenë shumë i rezervuar sa i përket jetës private, gjersa duket se nuk i interesojnë shumë fjalët e tjerëve, kur ato janë të pavërteta me qëllim keqdashës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe së fundmi përmes një statusi të publikuar në InstaStory.

Capital T ka shkruar se thashethemet krijohen nga njerëz me qëllim të keq dhe besohen po nga njerëz të tillë.

Foto: Capital T/InstaStory

“Thashethemet bëhen nga urrejtësit, përhapen nga budallenjtë dhe pranohen nga idiotët”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory.

I njëjti po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Yalla”, në bashkëpunim me Capital Bra. /Telegrafi/