Reperi i njohur, Capital T, ka arritur që ndër vite ta ruajë reputacionin e tij, përkundër faktit që bota e shoubizit është e mbushur me thashetheme.
Ai ka qenë shumë i rezervuar sa i përket jetës private, gjersa duket se nuk i interesojnë shumë fjalët e tjerëve, kur ato janë të pavërteta me qëllim keqdashës.
Këtë e ka bërë të ditur edhe së fundmi përmes një statusi të publikuar në InstaStory.
Capital T ka shkruar se thashethemet krijohen nga njerëz me qëllim të keq dhe besohen po nga njerëz të tillë.
“Thashethemet bëhen nga urrejtësit, përhapen nga budallenjtë dhe pranohen nga idiotët”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory.
I njëjti po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Yalla”, në bashkëpunim me Capital Bra. /Telegrafi/