Rep-artisti i njohur, Capital T, pëlqehet në masë për madhe për stilin që ka.
Ai përherë mundohet që të kurojë secilin detaj në paraqitjen e tij, duke bërë që të duket edhe më i kompletuar.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka vendosur që të mahnit 1.3 milion ndjekësit.
Krijuesi i hitit “Diego” është parë duke pozuar para pasqyrës, por duke kthyer vetëm pjesën e pasme të trupit.
Me këtë rast reperi ka theksuar fizikun e formësuar, për të cilin stërvitet tej masë në palestër.
Postimi tutje mori pëlqime të shumta, përfshirë edhe komente nga mbështetësit e muzikës së tij.
Kujtojmë se “Rrushe” është projekti tij i fundit, që do të jetë pjesë e serialit më të ri në vend. /Telegrafi/