Telegrafi

Capital T me sukses të madh me projektin “Hookah”

Hip hop ylli Capital T po kënaqet me suksesin së fundmi.

Reperi lansoi vetëm pak kohë më parë projektin e tij “Hookah” që u prit shumë mirë nga publiku.

Capital T u dallua me këtë videoklip për shkak të motivit të tij mjaft të mirë duke pretenduar se paraja nuk është gjithçka në jetë.

Ylli i repit ndërkaq po bën gati turneun e tij të madh në trojet shqiptare.

Besohet se Capital T do të fillojë turneun në Tiranë me një koncert madhështor për të vazhduar më pas me koncerte tjera në qytete tjera. /Telegrafi/