Site icon Telegrafi

Capital T stërvit me Ilir Latifin: Të jesh më i miri, duhet të stërvitesh me me të mirin

Hip hop ylli, Capital T, edhe në udhëtime punon në fizikun e tij.

Reperi që dallohet për fizikun e tij mjaft mirë të realizuar, ka shumë miq sportist.

Në një ditë ai qëndron me një kampion, në tjetrën me një kampion tjetër.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Capital T

Vetëm pak ditë pasi kreu një seancë stërvitore, ai tash në Suedi me një kampion tjetër ka vazhduar stërvitjet.

Është Ilir Latifi një prej luftëtarëve më të shquar në artet e përziera marciale (UFC) ai që po stërvit me reperin e njohur.

“Të jesh më i miri, duhet të stërvitesh me më të mirin”, u shpreh Capital T në postimin ku shihet duke shkuar në stërvitje me Ilir Latifin.

Capital T vetëm një ditë më parë lansoi këngën “O Ma”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version