Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T, njihet për veçantinë që përçon përmes projekteve muzikore.
Para disa ditësh, ai kishte lansuar pjesën e parë të albumit “Skulpture”, që rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga fansat.
Disa këngë ai i lansoi me klipe, duke përfshirë bashkëpunime të ndryshme me emra të njohur shqiptar e ndërkombëtar.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të publikojë projektin e ti muzikor.
“Braziliane” mban titullin kënga, e cila do të rezulton të jetë e shkëputur nga pjesa e dytë e albumit.
Me këtë rast, Capital T ka ndarë edhe disa sekuenca të shkurtra nga klipi, në të cilin shihen disa vajza duke vallëzuar.
Kujtojmë se “C’est La Vie” mbetet hiti i tij i fundit, ku protagoniste ishte modelja e njohur, Adrola Dushi. /Telegrafi/