Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Capital T ka publikuar sot (e hënë) këngën e re.
“Diego” mban titullin projekti i radhës i artistit të njohur, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Reperi vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip, një pjesë e të cilit është xhiruar në stadium e në disa pjesë të tjera ka vënë në fokus Prishtinën.
Kënga duket se ka të bëjë me legjendën e futbollit, Diego Maradonën, i cili ndërroi jetë vitin që lamë pas.
Eksklusivitetin e lansimit të saj e pati RTV Dukagjini, ndërsa paralajmëruan se projekti do të bëhet hit.
Videoklipi i është besuar ‘Sekuencë Studio’ nën drejtimin e Alban Selimajt.
Projektin e plotë të Capital T tashmë e gjeni të lansuar në kanalin e tij në YouTube. /Telegrafi/