Rep-artisti Captal T nuk është ndalë as në këtë kohë të pandemisë, pasi ka sjellë projekte të ndryshme muzikore.
“Skulpturë” titullohet albumi i tij i radhës, për të cilin ka paralajmëruar kohë më parë përmes rrjeteve sociale.
Tashmë, në rrjetin social Instagram, Capital T ka shpërndarë një video, duke treguar se pjesa e parë e albumit do të lansohet në fund të qershorit.
“E kam mbushur një libër me hite. Pjesa e parë e albumit vjen nga fundi i qershorit”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, ka treguar se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së albumit në dy pjesë.
“Dëshiroj ta ndaj me faza se e dini ju, nuk bën ta teprojmë me hite”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, “Flawless” titullohet projekti më i ri nga Capital T, i cili për pesë ditë arriti të numërojë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/