Telegrafi

Capital T shtron darkë për iftar për 310 persona, krah tij është edhe Halil Kastrati

Reperi shqiptar, Capital T, është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të humanistit nga Prizreni, Halil Kastrati. 

Meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, këngëtari shqiptar ka shtruar darkë për iftar për 310 persona në restorantin e humanistit Kastrati. Kjo u bë e ditur përmes një postimi të publikuar nga Halili në rrjetin social, Facebook.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

“Me Trim Ademi Capital T. Trimi sot e dhuroj iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë, si dhe ishte bashkë me ne në Iftar. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar ai.

Capital T dhe Halil Kastrati (Foto: InstaStory)

Nuk është hera e parë që Trimi bën veprime të tilla, pasi edhe më herët ka ndihmuar njerëzit në nevojë edhe pse është kritikuar mjaft shumë nga njerëzit.

Sido që të jetë, Ademi po vazhdon të jetë i pëlqyer dhe mjaft i ndjekur nga fansat e tij, të cilët e admirojnë për punën që bën. /Telegrafi/

Capital T dhe Halil Kastrati (Foto: Facebook)