Site icon Telegrafi

Capital T shpenzon mbi 30 mijë euro për një veshje

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T, komentohet në masë të madhe për jetën e tij luksoze.

Edhe në paraqitjet e tij skenike, duket se reperi kujdeset në masë të madhe për veshjet, të cilat kushtojnë mjaft shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe.closet ka publikuar çmimin e veshjes dhe aksesorët e tij.

Vetëm për një veshje, ai ka shpenzuar 32,386.91 euro (29,307.99 funta), kurse çmimin më të lartë e mban ora e tij. Aksesori i firmës ‘Rolex’ arrin shumën prej 32 mijë euro (29,161 funta), ndërsa bluza dhe syzet kushtojnë më pak se 150 euro.

Në po të njëjtin postim ku janë analizuar shumat e rrobave, reperi kishte bërë edhe një përshkrim interesant.

“Ku të mbajmë distancë këtu”, ka shkruar ai në imazhin ku shihet i rrethuar me vajza.

Ai së fundmi ka publikuar edhe pjesën e parë të albumit “Skulpturë”, që u prit mjaft mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version