Telegrafi

Capital T shfaq figurën muskulore teksa argëtohet afër pishinës

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T, vazhdon të jetë një nga figurat më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Së fundmi ai ka sjellë në treg këngën “DMP”, në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, që rezultoi të jetë tejet i suksesshëm.

Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Trimi ka publikuar një video teksa shihet duke u argëtuar afër një pishine.

I veshur me një bluzë të bardhe dhe pantallona të shkurtra, ai ka shfaqur disa lëvizje unike të vallëzimit, ndërsa theksoheshin figurat e tij muskulore

“Gjendja ime gjatë gjithë verës”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Përndryshe, 28 vjeçari njihet për figurat muskulore, pasi edhe është tej mase aktiv në ushtrimet fizike. /Telegrafi/