Telegrafi

Capital T shfaq figurën muskulore

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T, njihet për format e tij trupore, pasi edhe kujdeset përmes ushtrimeve të ndryshme.

Shpeshherë ai ka publikuar imazhe të ndryshme, teksa vë në pah ushqimet e shëndetshme që konsumon për të pasur një trup të mirë.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T, ka publikuar një fotografi ku shihen linjat e tij trupore.

 

Në fotografi vërehet dukshëm se ai po i shijon këto ditë, pasi edhe në imazhin e ndarë me fansat e tij shihet se është në një xhakuzi.

Lexo po ashtu Capital T thekson muskujt ndërsa shijon rrezet e diellit

Reperi tashmë është duke e parë suksesin e shumë këngëve që i ka publikuar kohëve të fundit, duke njoftuar se albumi i tij do të publikohet në fund të muajit qershor.

“Flawless” titullohet projekti i fundit i tij, e që rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së Capital T. /Telegrafi/