Ditën e djeshme (e diel) në mbarë botën është shënuar Dita e Nënës, për të nderuar e respektuar figurën e nënës.
Dhe në këtë ditë të veçantë, reperi Capital T ia bëri dhuratën më të bukur së ëmës, i cili tregoi se ia ka dedikuar një këngë të cilën e ka interpretuar dje (10 maj).
“E kam bërë një këngë për nënën time dhe e kam kënduar për të në Ditën e Nënës, ndenja më e mirë ndonjëherë. E dua shumë”, kanë qenë fjalët e reperit të njohur.
Ai njëherësh bën të ditur se ky projekt është pjesë e albumit të katërt të titulluar “Skulpturë”.
“Kënga është pjesë e albumit Skulpturë”, ka shkruar në fund të fotografisë 28-vjeçari.
Ndërkaq, Kapo vetëm dy ditë më parë u komentua në faqet rozë për anën e tij humane.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë ai shtroi iftar në shoqatën bamirëse të Halil Kastratit “Jetimat e Ballkanit”. /Telegrafi/