Ditë më parë Kosova u trondit nga dhunimi i një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, të cilët u arrestuan pak pas rastit të tmerrshëm.
Opinioni publik ka reaguar në mënyra të ndryshme duke shprehur revoltën e tyre edhe përmes e protesta edhe në Prishtinë dhe Tiranë.
Përveç qytetarëve, reagimet nuk kanë munguar as figurat publike dhe estrada shqiptare, disa prej të cilën edhe iu bashkuan protestave.
Por, e gjitha kjo sipas reperi Capital T nuk mjafton, pasi ai përmes një statusi në InstaStory që ka bërë mbrëmë (e enjte) tha se me të kaluar ditët ngjarja po lihet në harresë.
“A e dini çka më dhemb më së shumti, që sot askush nuk po fol për skandalin e përdhunimit, a u krye tash a? 1 ditë protesta dhe përfundoi, le të bëhet çka të bëhet. Këtu është gabimi, që ne lodhemi shpejt veç deri sa t’i kryejmë fotografitë për Instagram edhe u krye çka ndodh nuk ka rëndësi apo”, ka shkruar reperi.
Tutej, krijuesi i hitit “Kujtime” u shpreh se për raste të tilla nuk duhet të ndalemi deri sa të ndërrohen ligjet, madje ai tha se duhet digjet vendin nëse është nevoja.
“Nuk duhet të ndalemi deri sa të ndërrohet çdo ligj, e në qoftë nevoja edhe me e djeg këtë vend duhet me u bë se as ky shi që po bie nuk do të na i pastroj mëkatet”, u shpreh Capital T në postim. /Telegrafi/