Telegrafi

Capital T rikthen tradicionalen në moderne, e veçanta e klipit të tij më të ri (Foto)

Reperi i njohur Capital T është shumë aktiv në muzikë dhe gjithashtu në rrjetet sociale.

“Pse po ma lun lojën” është kënga e tij më e fundit, një sukses i padiskutueshëm, i vërtetuar edhe me klikimet që ka grumbulluar në kanalin YouTube.

Tani, ai i është futur punës për një tjetër projekt, i cili mesa duket do të jetë shumë i veçantë.

Në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar disa fotografi shumë interesante, që me gjasë janë disa nga imazhet e klipit të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Në fotografi, ai shfaqet me veshje tradicionale bashkë me disa protagonistë të tjerë të veshur po në të njëjtën mënyrë, ndër ta edhe producenti Mixey.

Se çfarë po ‘kurdis’ Capital T në projektin e tij të radhës, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/