Reperi i njohur Capital T është shumë aktiv në muzikë dhe gjithashtu në rrjetet sociale.
“Pse po ma lun lojën” është kënga e tij më e fundit, një sukses i padiskutueshëm, i vërtetuar edhe me klikimet që ka grumbulluar në kanalin YouTube.
Tani, ai i është futur punës për një tjetër projekt, i cili mesa duket do të jetë shumë i veçantë.
Në rrjetin social Instagram, reperi ka publikuar disa fotografi shumë interesante, që me gjasë janë disa nga imazhet e klipit të ri.
Në fotografi, ai shfaqet me veshje tradicionale bashkë me disa protagonistë të tjerë të veshur po në të njëjtën mënyrë, ndër ta edhe producenti Mixey.
Se çfarë po ‘kurdis’ Capital T në projektin e tij të radhës, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/