Telegrafi

Capital T refuzon intervistat televizive, mjaftohet me rrjetet sociale

Meqë jemi në prag festash këngëtarët e ndryshëm po mundohen që të jenë sa më prezentë në ekranet televizive për të performuar hitet apo artin e tyre.

Ndryshe nga të gjithë këtë herë na vjen reperi i famshëm Capital T.

Kapo ashtu si thirret nga fansat me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram ka vendosur të bojkotojë ekranet kosovare duke mos u paraqitur në asnjë prej televizione pas një viti të ngjeshur me evente dhe hite muzikore.

Ka pak kohë që Capital T gjithashtu refuzon dhe intervistat duke ndjekur frymën e njëjtë të nismës së tij për të mos u shfaqur në media.

Mesa duket Kapos po i mjaftojnë profilet e tij në rrjetet sociale për tu promovuar më së miri, raporton in TV.

Ai ka publikuar dhjetëra këngë këtë vit përfshirë hitet “Hatixhe” dhe “Pse po ma lun lojën”.