Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka pralajmëruar se këto ditë do të publikojë këngën e tij më të re.
”Akull” titullohet projekti i ri muzikor i reperit, për të cilin ai është shumë entuziast dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Teksa ka treguar se e shtuna është përzgjedhur si data e lansimit, Capital T nuk e ka anashkaluar pa përmendur edhe faktin se kënga e tij është vjedhur dhe shpërndarë para kohe.
Kjo gjë ka ndodhur në aplikacionin WhatsApp, ku shumë njerëz ia kanë dërguar njëri-tjetrit, ndonëse shpërndarja e saj është e palejushme pa miratimin e autorit.
Sido që të jetë në një reagim publik të bërë në rrjetin social Instagram, Kapo ka shkruar se pavarësosht vjedhjes, ndjehet i lumtur që kënga ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
“Kurr ma heret sjom kon ma excited per naj release se sa per “AKULL” edhe pse kanga osht vjedh edhe lansu ilegalisht jom i lumtur qe njerzt e kan edhe jon knaq tu e ngu e tash me kualitetin adekuat e bashkangjitun me ni video qe e pasqyron mas miri kangen besoj qe ka me ju pelqy hala ma shume, shihemi neser ne ora 15:00 • PREMIERE ne kanalin zyrtar ne Youtube”, ka shkruar Capital T në Instagram. /Telegrafi/