Site icon Telegrafi

Capital T publikon tri këngët e fundit nga “Winter Is Here”

(Foto: TrueKapo)

Në tetorin e vitit të kaluar, Capital T e publikoi ‘mixtapen’ me titull “Winter Is Here” që u lansua në platformat, si Spotify, Deezer, Apple Music, iTunes etj., vetëm në versionin audio.

Këtu bënin përjashtim këngët, të cilat ai i kompletoi me videoklipe dhe i publikoi në YouTube.

Në ndërkohë, për fansat që nuk kanë pasur qasje në platformat e lartpërmendura, reperi i ka lansuar kohë pas kohë në YouTube që të gjithë ta kenë mundësinë t’i dëgjojnë këngët e tij.

Ndërsa këtë të shtunë, Trim Ademi ka vendosur t’i publikojë në versionin audio në YouTube, edhe tri këngët e fundit që janë pjesë e “Winter Is Here”.

“Uzi”, “Madness” dhe Gang (në bashkëpunim me Don Phenom e Vinz) janë këngët që i ka publikuar gjatë fundjavës.

Lexo po ashtu Capital T në studio duke punuar në projekte të reja (Foto)

“Faleminderit krejt atyre që më përkrahin dhe e dëgjojnë muzikën time. Projektet e reja shumë shpejt, nuk ka të ndalur. E dini çka vjen pas dimrit…”, ka shkruar Kapo në një njoftim të mëhershëm në Instagram.

“Hatixhe”, “Pse po ma lun lojën”, “Andiamo”, “Pa cenzurë” e “Ulu”, ishin ndër projektet më të suksesshme të Capital T në vitin e kaluar.

Tashmë kemi raportuar se ai është duke punuar në studio dhe i ka gati konceptet e projekteve për verë. /Telegrafi/

Exit mobile version