Telegrafi

Capital T publikon me 1 korrik albumin “Skulpturë”

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T, ka paralajmëruar që një kohë të gjatë lansimin e albumit të radhës.

Gjatë ditës së djeshme (e hënë), reperi ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejt, ku ka zbuluar detaje, titujt e këngëve dhe bashkëpunime.

“Skulpturë” titullohet projekti i cili do të publikohet më 1 korrik, ndërsa përmban edhe befasi të tjera.

Sipas tij, këngët në këtë album do të jenë hite të radhës, pasi njerëzit nuk do të dinë se cilën ta dëgjojnë më parë.

Lexo po ashtu Capital T prezanton një tjetër këngë të re nga albumi “Skulpturë”

Ndërkaq, “Flawless” mbetet projekti i fundit nga reperi, e që rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/