Telegrafi

Capital T publikon në mesnatë këngën “Flawless”

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti Capital T ditë më parë ka paralajmëruar projektin muzikor më të ri “Flawless”.

Këtë e bëri përmes një videoje në të cilën kërcente nën tingujt e këngës së tij, por nuk kishte dhënë ndonjë datë specifike për publikimin e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram së fundmi, rep-artisti ka publikuar një imazh teksa lajmëron fansat për lansimin e projektit.

“Nesër në mesnatë 00:00, Flawless, Skulpturë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Rreth një muaj më parë, Capital T ka publikuar këngën “Flex”, e që mori mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/