Telegrafi

Capital T publikon klipin e këngës “Kujtime”

Capital T (Foto: Screenshot/YouTube/CapitalT)

“Kujtime” është titulli i këngës më të re, të cilën Capital T e ka sjellë me videoklip.

Kënga është realizim i producentit Bo Beatz, i cili e ka bërë muzikën, ndërsa miksimi dhe masterizimi mban firmën e Lorenc Alija (Alija Avaxus).

Produksioni Imagine Films është kujdesur për anën vizuale të këtij projekti.

Lexo po ashtu Lajmet për Capital T

“Kujtime” është një hip-hop baladë që vjen me një interpretim të mirë dhe të pëlqyeshëm nga Trim Ademi.

“Filma” është një prej projekteve më të fundit që Capital T e ka sjellë po ashtu me videoklip.

Edhe videoja muzikore e asaj kënge është realizuar nga Imagine Films, ndërsa u publikua në YouTube më 29 dhjetor dhe deri më tani është shikuar mbi 4.3 milionë herë.

Në ndërkohë, reperi ka paralajmëruar materiale të reja muzikore gjatë vitit 2019, një prej të cilëve veçmë e ka publikuar. /Telegrafi/