Telegrafi

Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç edhe tashmë njihet, ai edhe në këtë projekt ka trajtuar një tematikë, me një interpretim në mënyrë të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia është realizuar nga vetë Trim Ademi me producim nga Drayson Gashi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Avaxus.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Capital T.

Capital T prej kohësh ka nisur përgatitjet për albumin e tij të radhës. /Telegrafi/