Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Malli m’ka marr” mban titullin kënga e radhës, të cilën e ka sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Videoklipi është xhiruar në një resort luksoz me një pamje të mrekullueshme nga deti.
Teksti dhe melodia është realizuar nga Tonic, Denk dhe Capital T me producim nga Panda Music.
‘Beat’-i ndërkohë u bë nga DJR Beatz dhe Bannzz, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Avaxus.
Videoja nga ana tjetër vlen të ceket se u kompletua nga Sekuencë.
Ky projekt veror tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/