Reperi i njohur, Capital T, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “Je t’aime” që në shqip do të thotë “Të dua”.
Kënga është baladë e zhanrit hip-hop dhe RnB.
Muzika është realizuar nga BoBeatz dhe Cano, gjersa për tekstin është kujdesur vet Kapo.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Paris, teksa jo pa qëllim kënga është publikuar më 14 shkurt, në atë që njihet si dita e të dashuruarve.
Tematika e këngës ka të bëjë me dashurinë e një çifti, nën atmosferën e festës së Shën Valentinit.
Klipi duket të jetë shumë i veçantë, regjia e të cilit i është besuar Mitri Damié. /Telegrafi/