Site icon Telegrafi

Capital T performoi i mbuluar tërësisht me maskë të zezë para publikut në Tiranë

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka qenë mbrëmë (e premte) një nga emrat që ka performuar në festivalin “Sunny Hill”, në Tiranë.

Ai dhuroi një atmosferë të zjarrtë për fansat e muzikës, duke interpretuar disa prej hiteve më në zë të tij.

I njëjti nuk nguroi të ndante me ndjekësit e tij të shumtë në Instagram një sërë fotografish, të realizuara gjatë kohës që ai ishte në skenë.

Foto: Capital T/Instagram

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi, u ngjit në skenën e festivalin “Sunny Hill” i veshur mjaft me stil, në një veshje tërësisht të zezë me material lëkure.

Ai kishte mbuluar edhe kokën dhe fytyrën e tij me një shami lëkure të zezë me thembra, duke lënë të hapur vetëm pjesën e syve.

Foto: Capital T/Instagram

Me këtë veshje në stilin “ninxha”, reperi i shumë hiteve në estradë e ndezi atmosferën për numrin e madh të fansave që ishin para tij në kryeqytetin shqiptar.

Foto: Capital T/Instagram

Më pas, ai ka larguar maskën e zezë duke zbuluar tërësisht fytyrën e tij dhe duke vazhduar të interpretojë hitet e radhës.

Festivali “Sunny Hill” në Tiranë, ka sjell emra mjaft të afirmuar nga vendi dhe bota në skenën e tij këtë edicion. /Telegrafi/

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram
Exit mobile version