Hip hop ylli, Capital T, ka paralajmëruar një vit intensiv.
Ylli i hip hopit ka qëndruar së fundmi në Londër ku ka zhvilluar një koncert së fundmi.
Ai mblodhi mijëra adhurues në kryeqytetin britanik dhe tash po shijon suksesin.
Por, shijimi i suksesit të tij po ndodh me planifikime të reja, ku ai ka konfirmuar tashmë një vit të ri intensiv.
“Shpresojmë edhe në lokacione tjera. Po punojmë për këtë”, u shpreh Capital T.
Duket se reperi ka vendosur të performojë vetëm në qytetet kryesore.
Capital T së fundmi lansoi projektin “Bomba” që u prit mirë nga publiku.
/Telegrafi/