Telegrafi

Capital T paralajmëron projektin e ri (Video)

Hip hop superylli, Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

Kapo pas një serie të performancave në mbarë trojet shqiptare ka konfirmuar se është një prej emrave më të mëdhenj të skenës.

Reperi i njohur ka bërë të ditur tash në rrjetet sociale se më 10 janar lanson projektin e ri.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Capital T

Në një video që besohet se është nga prapaskenat e klipit, Kapo shfaqet mjaft misterioz në paralajmërim të projektit të ri.

Së fundmi Kapo performoi në Hangover ku edhe një herë stërmbushi një nga klubet më të mëdha, kurse performoi edhe në Ferizaj dhe të tjera klube të mëdha.

Nuk dihet cili është projekti i Kapos, nga mixtape i sapo lansuar apo është një klip me këngë të re.

Por, duket se reperi ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit synon që të jetë një nga më të mirët e skenës. /Telegrafi/