Ai është ndër rep-artistët shqiptarë që pothuajse secila lëvizje e tij merr vëmendje mediatike.
Bëhet fjalë për Capital T, i cili përmes rrjeteve sociale ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Në një postim të fundit në Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të lansojë këngën e fundit për vitin 2020.
“Rrafsh” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila do të lansohet në platformat digjitale javën e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur përmes një imazhi, ku shihet i veshur plot stil në një makinë luksoze.
Kujtojmë se hiti i fundit nga reperi është “Fjalët e nanës”, që u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/