Telegrafi

Capital T paralajmëron projektin e ri (Foto)

Hip hop ylli shqiptar, Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

Ai këtë e ka bërë në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur afër një veture të shtrenjtë Mercedes.

“Mbani veten”, ka shkruar Capital T duke paralajmëruar projektin e ri të tij.

Ai kohë më parë lansoi mixtape, “Winter is Coming”, kurse pritet të lansojë edhe një varg projektesh të tjera.

Reperi ka pasur një verë shumë të suksesshme me hitet “Pse po ma lun lojën” dhe “Hatixhe”, ky i fundit hit i verës.

Capital T vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur.

Ai ka nisur së fudmi edhe një turne botëror me koncerte në mbarë botën. /Telegrafi/