Telegrafi

Capital T paralajmëron projektin e ri “Bomba”

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Së fundmi, ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, zbuloi edhe titullin e këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Bomba” do të titullohet kjo këngë, e cila do të jetë ritmike dhe me shumë energji.

“‘Bomba’ vjen së shpejti”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e disa femrave gjatë xhirimeve të klipit.

Capital T është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa tash e sa kohë vazhdimisht publikon për ta video nga jeta e tij e përditshme.

Gjatë verës, ai ishte shumë i angazhuar me koncerte, gjersa nuk mungoi edhe në aspektin e prurjeve muzikore.

“O ma” titullohet aktualisht kënga e fundit e tij, e cila u prit shumë mirë nga fansat e shumtë. /Telegrafi/