Telegrafi

Capital T paralajmëron një tjetër këngë të re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në Instagram – aty ku numëron mbi një milion njerëz – ka shpërndarë edhe një insert të shkurtër të këtij projekti.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të lansohet, por që do të jetë së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Se kemi qenë 1 e jemi bërë 2, e si bëhem 3 e dimë ne 2. Së shpejti”, ka shkruar ai.

Të fundit këngë “Yjet dalin natën” e publikoi rreth një javë më parë në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Majk.

Për kaq kohë të shkurtër ka arritur të grumbullojë mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/