Telegrafi

Capital T paralajmëron klipin e ri (Foto)

Capital T ka bërë të ditur së në një të ardhme të afërt do ta publikojë videon e re muzikore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, reperi i ka paralajmëruar fansat e tij se së shpejti do të vijë me projektin e ri që do të jetë videoklip.

“Së shpejti videoja e re”, shkruan në një postim të Trim Ademit në Instagram.

Lexo po ashtu Capital T konfirmon datën e lansimit të projektit të ri (Video)

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë video, derisa pritet që gjatë muajit tetor të vijë edhe me ‘mixtape’.

Sa u përket këngëve të tij, gjatë këtij viti reperi ka qenë mjaft i suksesshëm me disa projekte, si “Andiamo”, “Pse po ma lun lojën” e “Hatixhe”.

Kënga e tij më e fundit është bashkëpunimi me 2Po2 që mban titullin “Ulu”.

Videoja e kësaj kënge u publikua në YouTube më 13 shtator dhe deri më tani numëron mbi 2.7 milionë shikime. /Telegrafi/