Telegrafi

Capital T paralajmëron këngën e re duke thumbuar kolegët: S’po kemi çfarë të dëgjojmë, ende këngët e verës në klube

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur Capital T, vazhdon të jetë një prej rap-artistëve më në trend të momentit.

Ai ka qenë shumë aktiv gjatë verës me këngë e koncerte të shumta, teksa në masë të madhe vazhdon të jetë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai publikoi disa video në YouTube, përmes së cilave u ka treguar fansave se si është një ditë e tij e zakonshme.

Lexo po ashtu Çfarë bën kur ndodhet jashtë vendit? Capital T sjell videon e tretë për fansat që përshkruan stilin e tij të jetesës

Ndërsa në imazhet e fundit të ndara me fansat në Instagram, Kapo paralajmëron se së shpejti do të sjellë këngën e re.

Ai u kërkon falje fansave që ka munguar gjithë këto kohë, e ndërsa thumbon “kolegët” e tij, duke thënë se fansat nuk po kanë çfarë të dëgjojnë pos këngëve të verës.

“Po festojmë se ma n’fund erdh koha me pru muzikë, e di që kom mungu e di që spo keni qka me ngu, hala clubat me kang t’verës po mahen, po duroni edhe pak, klipi i ri po vjen mrenda javës #C4 / a sosht lajm për me festu>” (sic.), ka shkruar Capital T në Instagram.

Ndërkohë, komentet e fansave kanë qenë të shumtë, duke kërkuar që sa më parë të publikohet projekti i tij i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, kënga e fundit e reperit mbetet “O Ma”, të cilën ai e solli gjatë muajve të verës, dhe u prit shumë mirë nga fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/