Telegrafi

Capital T paralajmëron “intro”-n e albumit të ri, publikohet sot

Capital T është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor.

Reperi i njohur ditë më parë ka befasuar fansat e tij duke njoftuar se prej kohësh ka nis realizmin e albumit i cili pritet të publikohet me 21 dhjetor.

Ndërsa, sot (e hënë) reperi ka paralajmëruar se do të sjell “intron” e albumit “Heart Broken Kids”.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Trim Ademi (emri i vërtetë) zbuloi se prezantimi i albumit të ri bëhet në sot në ora 18:00.

“Sonte në ora 18:00/ Introduction e albumit tim të ri me titullin “Plan” Heart Broken Kids 21 dhjetor 2021”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, projekti i tij i fundit “Flakë” erdhi në bashkëpunim me Elvana Gjatën, teksa reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/