Telegrafi

Capital T paralajmëron fansat: Prisni të dëgjoni këngët e këtij viti

Capital T Foto: Instagram/truekapo

Rep-artisti i njohur, Capital T, është ndër më të komentuarit në faqet rozë.

Ai padyshim që dëshiron të qëndrojë afër fansave të tij, të cilëve u shpërndan informacione rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka paralajmëruar fansat për projektet që ka këtë vit.

Foto: Instastory

“Prisni të dëgjoni se çfarë kam për të lansuar këtë vit”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Këtë mesazh ai e ka bashkangjitur me një video, derisa shihej duke u argëtuar me muzikë.

“Rrushe” ndër të tjera është hiti i fundit, që u bë pjesë e serialit më të ri në vend me po të njëjtin emër. /Telegrafi/