Telegrafi

Capital T paralajmëron bombën e verës, lansohet në fundjavë (Foto)

Reperi i njohur Capital T ka pak kohë që solli projektin e tij më të fundit, këngën dhe klipin “Uno”, i cili u prit mirë nga publiku, ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga projekti i tij i radhës.

Këtë herë bëhet fjalë për një këngë të re me ritme verore, e cila do të ndezë publikun tani në afrimin e muajve të nxehtë.

Si çdo prodhim tjetër muzikor, edhe kjo këngë është punuar në studion e “Authentic Entertianment”, shkruan Telegrafi.

Përmes rrjeteve sociale, Capital T i ka prezantuar fansat edhe me disa fotografi, të cilat tregojnë dukjen e tij në klipin e ri.

Ai nuk zhgënjen asnjëherë me paraqitjen e tij unike dhe plot stil.

Mbetet të shihet befasia e radhës për fansat nga reperi, i cili këtë projekt të ri do ta publikojë në fundjavë. /Telegrafi/