Telegrafi

Capital T me paralajmërim enigmatik për fansat

Capital T (Foto: Capital T/Instagram)

Reperi i njohur, Capital T, po vazhdon të jetë ndër emrat më eminentë këtë verë.

Prurjet e shumta muzikore dhe koncertet e vazhdueshme, po e bëjnë atë të jetë ndër top rap-artistët e këtij viti.

Ai është i ndjekur edhe nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv dhe ndan me ta herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, reperi nga Prishtina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, përmes së cilës ka bërë një paralajmërim misterioz për fansat.

Imazhi në fjalë shfaq vetëm një sënduk, mbi të cilin shkruhet data 19.09.2019, dhe adresa e sheshit “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Duke qenë një datë e veçantë, fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë në lidhje me një gala koncert solistik, apo projekt të ri muzikor – megjithatë kjo mbetet të shihet deri në njoftimet e ardhshme të reperit. /Telegrafi/