Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, ka njoftuar fansat se po largohet nga rrjetet sociale për disa ditë.
Dhe për gjithë këtë ka një arsye, pasi ai tashmë ka nisur punën për projektin e ri muzikor, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut.
Për shkak se ka udhëtuar në Gjermani për xhirime të klipit, Trim Ademi tregon se gjatë kësaj kohe nuk do të ketë çasje në asnjë lloj komunikimi.
“Kërkoj falje që nuk kam çasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën tanimë e dini. Shihemi së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçari.
Kënga e tij e re veç është shpërndarë në internet dhe tanimë fansat mezi po presin ta dëgjojnë të plotë dhe me videoklip.
I njëjti javën e kaluar solli projektin e ri “Hala” në bashkëpunim me reperin Majk, kënga e të cilëve në vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e 2.3 milionë klikimeve.
Përkundër se është shumë i angazhuar me prurje të reja, Kapo vazhdon t’i argëtojë fansat edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/